Home / Kosova / Beqiri flet pas takimit LDK – Delawie: Do t’i kemi votat për Demarkacionin

Beqiri flet pas takimit LDK – Delawie: Do t’i kemi votat për Demarkacionin

Pas përfundimit të takimit të grupit Parlamentar të LDK-së me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, nënkryetari i kësaj partie, Ismet Beqiri ka thënë se LDK-ja nuk i frikësohet zgjedhjeve dhe sa i përket Demarkacionit, ai ka thënë se në këtë takim u konfirmua se LDK-ja do t’i ketë votat për Demarkacionin.

Pas takimit të LDK-së me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, nënkryetari i kësaj partie, Ismet Beqiri ka thënë se kanë vazhduar konsultimet me partnerët e koalicionit sa i përket demarkacionit dhe ka thënë se sot në takim u konfirmuan qëndrimet e LDK-së, raporton Gazeta Express.

I pyetur se kur vjen demarkacioni në Kuvend, ai u përgjigj “tash, kur janë procedurat. Nesër është mocioni”.

E për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë të nisur nga opozita, Beqiri tha se asnjë deputet i LDK-së nuk do ta votojë këtë mocion nesër, derisa ka shtuar se mocionin e sheh si të drejtë kushtetuese.

Beqiri ka thënë se takimi me ambasadorin Delawie ishte jashtëzakonisht i mirë, paqësor dhe tolerant.

“…e kam thënë dhe e them edhe sot, ne si LDK, lëre që nuk i pranojmë ato arsye në mocion… por është e qartë edhe e them se asnjë qeveri nuk ka punuar në kushte më të rënda”, tha Beqiri.

“Ju siguroj që LDK nuk ka votë kundër qeverisë, sepse kemi lexu që ka bisedime me deputetët. Por, kjo është e pavërtetë sepse nga deputetët e LDK’së nuk ka asnjë votë kundër”, tha ai.

Kurse, krejt në fund, ai tha se sa i përket Demarkacionit “LDK do të jetë unike”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: