Home / Kosova / Deputetët e PDK-së marrin mesazh telefonik: Mos dilni jashtë Kosovës!

Deputetët e PDK-së marrin mesazh telefonik: Mos dilni jashtë Kosovës!

Të gjithë deputetët e PDK-së janë urdhëruar që të rrinë në Kosovë pasi që në çdo moment mund të ftohen në takim nga kryetari i partisë.

Burime të KosovaPress njoftojnë se të gjithë deputetëve iu ka shkuar një mesazh telefonik me anë së cilit urdhërohen që mos të dalin jashtë Kosovës sepse mund të ftohen në takim nga Veseli në orën 20:00 të mbrëmjes.

“I/ e nderuar deputet iu njoftoj që me datën 09/05/2017 në ora 20:00 mund t’iu kërkoj kryetari- Veseli, ju lutem të jeni të gjithë në Kosovë, sepse mund të ketë zhvillime! Ju lutem konfirmone pjesëmarrjen!”, thuhet në mesazhin dërguar deputetëve.

KosovaPress mëson se PDK dhe LDK do të pajtohen që vet ta prishin koalicionin në mënyrë që të shkohet në zgjehdje të parakohshme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: