Politika

Vendet bosh në Këshillin e BSH, Rama thërret shqiptarët që punojnë jashtë

Ram-320x180Vendet bosh të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, do të plotësohen javën e ardhshme. Lajmin për nisjen e procedurave për postet e lëna bosh pas skandalit të vjedhjes së Thesarit të Shtetit, e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Twitter” e “Facebook” pavarësisht nga vizita e punës në Kinë.

Kreu i qeverisë, ka dashur të theksojë se këto vende do të plotësohen nga shqiptarë që punojnë në sistemin financiar ndërkombëtar.

“Do t’u drejtohemi shqiptarëve që punojnë në sistemin financiar ndërkombëtar për vendet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH. Javën tjetër thirrja!”, – ka shkruar Rama.

Vetëm pak ditë më parë dha dorëheqjen nga Këshilli Mbikëqyrës i bankës, anëtari Ardian Civici, ndërsa pas skandalit të vjedhjes, kanë përfunduar në burg ish-Guvernatori Fullani dhe Inspektorja e Përgjithshme, Elivar Golemi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button