Politika

Guvernatori i ri- Peleshi: Synojmë një proces transparent, Presidenti pjesë e tij

1301-Zevendeskryeministri-Niko-Peleshi-Foto-ATSH--525x350Zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha sot se
pas zhvillimeve të fundit në Bankën e Shqipërisë nuk ka vend për panik dhe se institucioni po funksionon me Guvernatorin në detyrë dhe anëtarët e Këshillit Mbikqyrës.
Pas miratimit nga komisioni i Ekonomisë të propozimit të Këshillit Mbikqyrës për shkarkimin e Guvernatorit Ardian Fullani, zv/kryeministri u tha gazetarëve se procesi tashmë ka hyrë në një rrjedhë normale, por ka disa faza ligjore që parlamenti duhet të japë mendimin e tij.
I pyetur nga gazetarët në se Presidenti i Republikës do të jetë pjesë e zgjedhjes së Guvernatorit të ri, Peleshi u përgjigj se Kreu i Shtetit me ligj është i ngarkuar të jetë pjesë e qenësishme e procesit. Zv/kryeministri theksoi se qeveria shqiptare është e interesuar që nga ky proces BSH të dalë më e fortë dhe që ai (procesi) të mos kontestohet politikisht.
“Qeveria shqiptare, sikurse është deklaruar edhe nga kryeministri, është së pari e interesuar që ky të jetë një proces nga i cili BSH të dalë më solide, më e fortë dhe më transparente dhe të mos jetë një proces i kontestuar politikisht. Qeveria nuk ka asnjë qëllim të kapë institucionet e pavarura si BSH. Ne do të jemi pjesë shumë aktive dhe do t’i japim integritet me të gjitha forcat këtij procesi të rëndësishëm në BSH”, tha zv/kryeministri.
I pyetur nga gazetarët për mungesën e opozitës në parlament, numri dy i qeverisë u përgjigj se mazhoranca nuk ndjehet mirë pa opozitën në parlament.
“Ne nuk ndjehemi mirë që nuk kemi opozitën në parlament. Kjo nuk është ajo që duam ne, nuk është komoditet për qeverisjen, pasi nuk kemi alternativa dhe mendime kritike për të përmirësuar dhe për të bërë më të mirën për atë që jemi në politikë, për qytetarët”, tha zv/kryeministri Peleshi në prononcimin e sotëm për mediat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button