Home / Opinion / 5 pyetje para votimit të vettingut
Spartak Ngjela

5 pyetje para votimit të vettingut

Nga Spartak NGJELA

Sot do të konstatohet nëse “marrëveshja” e kryer, do të jetë për Reformën, apo kundër reformës në Drejtësi?

Kontradikta këtu qëndron se nuk ka pasur marrëveshje midis palëve, por urdhër të prerë kundrejt korrupsionit shqiptar: ose… ose!

Fakti që palët po flasin për një marrëveshje, e cila nuk ka qenë e tyre; na dalin përpara disa pyetje.

Dhe pyetjet janë këto:

1.Dihet që Berisha ka dy vjet që lufton kundër Reformës në Drejtësi: po Rama?

2.A mos vallë Rama kishte shpresë që nuk do ta votonte Berisha Vetingun dhe vetë të ishte i larë?

3.Po tani që Berisha u urdhërua me kërcënim që të votonte Vetingun, çfarë do bëjë pala tjetër?

4.Për faktin që nuk kishte marrëveshje, por urdhër, përse duhej Rama të takohej me Bashën për gjithë natën?

5.Le të supozojmë se që të dyja palët janë kundër Reformës, a mund të bëhet Reforma po të jenë kundër edhe Rama edhe Berisha?

Për një gjë duhet të jeni të sigurt: reformën nuk e ndalojnë dot, edhe nëse janë të bashkuar.

Por deri tani Rama është deklaruar “pro Reformës”, sot atij i takon të kryejë aktin. Dhe këtu do të dallojë: politika është akt i pastër – fjalët janë jashtë këtij konteksti sot.

Gjithsesi politika amerikane gjithnjë merr masa paraprake kur ka të bëjë me marrëveshje, ku pala tjetër është në infantilizëm politik në raportin midis fjalës dhe aktit.

Prandaj: bashkimi anti-reformë është vetësakrifikim i shpejtë.

Ky bashkim nëse është bërë, nuk është bashkim kundër Reformës, por kundër Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Naivitet: do të ishin të mundur.

Gjithsesi sot është akti kur korrupsioni domosdoshmërisht duhet të shpallë dorëzimin e vet. Dhe do ta shpallë.

Flasim nesër.

2 comments

  1. Ngjela.Eshte e qarte qe Rama-Meta-Berisha,Basha,Adriatik Llalla nuk e duan reformen ne drejtesi.Kete e dine SHBA dhe BE.Si mundet qe hajduteria ta doje reformen ne drejtesi?Jo pa qellim Basha zgjodhi hajdutet e PD ne komisionet e vetingut.Pse nuk zgjodhi Eduard Selamin ….?SHBA BE te sjelle NATO ne Tirane.

  2. Terrorristet shqipetare nuk do ta miratojne vetingun kete jave.Vetingu do miratohet kur NATO do jete ne Tirane

Leave a Reply to shqip Cancel reply

Your email address will not be published.