Home / roze / Ariana Grande: Më vjen shumë shumë keq

Ariana Grande: Më vjen shumë shumë keq

Ariana Grande thotë se ndihet e keqardhur pasi 22 persona vdiqën dhe 59 të tjerë u plagosën në sulmin terrorist në koncertin e saj në Manchester Arena.

23-vjeçarja ka shkruar një postim emocional në Twitter: “E dëshpëruar, nga thellësia e zemrës sime, më vjën shumë shumë keq. Nuk kam fjalë”, shkruan këngëtarja.

“Sot zemrat tona janë thyer. Fjalët nuk mund të shprehin keqardhjen tonë për viktimat dhe familjet e tyre të dëmtuara nga ky sulm i pakuptimtë. Ne jemi në zi për jetën e këtyre fëmijëve dhe të dashurit e tyre të marrë nga ky akt frikacak”, thotë menaxheri i Arianës, Scooter Braun.

Leave a Reply

Your email address will not be published.