Home / roze / Nicole Kidman në Kanë, garon me 2 filma për Palmën e Artë

Nicole Kidman në Kanë, garon me 2 filma për Palmën e Artë

Edhe pse siç thotë edhe vetë nuk ka nevojë të punoje, Nicole Kidman ka qenë shumë e zënë në prag të festivalit të Kanës duke u shfaqur në 3 filma e në një serial televiziv.

Aktorja e famshme parakaloi në tapetin e kuq të festivalit prestigjioz të filmit për të promovuar “The Killing of a Sacred Deer”, një prej 2 filmave me të cilat garon për Palmën e Artë.

“Nuk kam nevojë të punoj, por vazhdoj ta bëj sepse është pasioni im. Mënyra se si mund të shpreh veten”, shprehet ajo.
Kidman, e cila prezanton në Kanë edhe filmat e tjerë “How to Talk to Girls at Parties” e gjithashtu “The Beguiled” nga Sofia Coppola – thotë se qëllimisht kishte kërkuar të bëhej pjesë e projekteve të pazakonta.

Kjo me siguri vlen për filmin “The Killing of a Sacred Deer” në të cilin interpreton nënën e disa fëmijëve të paralizuar në mënyrë misterioze.

Vete regjisori Yorgos Lanthimos e përkufizon zhanrin e filmit si një ngjizje mes komedisë dhe horrorit.

“Kam pasur gjithmonë një shpirt rebel që më shtyn drejt projekteve të çuditshme. Nuk më pëlqen konformizmi. Kështu jam unë”, thotë Nicole Kidman.

Festivali i filmit në Kanë vazhdon deri në 28 maj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: