Home / Bota / Topalli dhe Imami kundër Bashës: Të shkarkohet, lista e PD është humbëse

Topalli dhe Imami kundër Bashës: Të shkarkohet, lista e PD është humbëse

Dy deputetët e Partisë Demokratike, të lënë jashtë listave për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Jozefina Topalli dhe Arben Imami, kanë kërkuar mbledhjen e forumeve të partisë për të shkarkuar kreun e kësaj force, Lulzim Basha.

Ish-kryeparlamentarja Topalli ka thënë se modeli i Bashës është klientelist dhe se hapja e partisë është pjesë e historisë së PD-së.

Ndërkohë, që Imami ka shtuar se ka dyshime të shumta për atë që ka nodhur dhe se cila do të jtë e ardhmja e PD

“Publikimi i listave të PD ka krijuar një shqetësim të madh, te militantët, intelektualët dhe gazetarë që e kanë mbështetur në vijimësi dhe në përvojat e fundit kreun e partisë, ajo është një listë nul dhe humbëse. Mesazhi i tyre është që s’mund të largohet Rama pa e shkatërruar PD, – tha Imami. – Vendimi për këtë listë është marrë në shkelje të statusit, ndaj ne kërkojmë si zgjidhjen e vetme në këtë situatë, mbledhjen e forumeve dhe shkarkimin e personit përgjegjës për këtë gjë, që është kreu i PD-së, Lulzim Basha. U bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve që të na bashkohen në këtë nismë. Kemi marrë këtë vendim duke e analizuar mië, sepse është shumë vonë më 26 qershor”, – shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.