Politika

Lefter Maliqi ndërron parti. Kandidati i Beratit: Basha zgjodhi pazaret

Lefter Maliqi, deputet i Partisë Demokratike deri në 2013-n, e shpjegoi me zhgënjimin nga Lulzim Basha tërheqjen e tij nga lista e kandidatëve për deputetë të opozitës në Berat.
Ai ishte numri 3, nryshe nga një premtim, që siç thotë Maliqi, Basha i kishte bërë pas zgjedhjeve lokale të 2013-s.
“Basha më tha ‘mos fol me njeri, unë ty të takm, ti do jesh i pari në listë, vazhdo puno dhe mos fol me njeri’. Unë i thash ‘s’ka problem, i pari dhe i dyti unë të siguroj 3 mandate, por mos më zhgënje me banorët se i kam votat personale’”, tregon Maliqi.
Lefter Maliqi, që iu bashkua Partisë Demokratike në 2009-n si përfaqësues i një komune të majtë në Berat, tregoi për Top Channel edhe pjesë nga biseda që bëri me Bashën pas hapjes së fushatës elektorale të shtunën.
“I kërkova takim ditën e shtunë pas protestës. E takova dhe i thash ‘zgjidh, o numrin dy o pazaret’. Ndërkohë që i mohoi pazaret, i thash ‘ke afat deri të mërkurën, më ke zhgënjyer totalisht, njerëzit nuk të besojnë më dhe nuk të votojnë më’. Më tha, ‘Eduart Halimi është ministër dhe ti je deputet’. Si qenka ministër? Si fiton ti kur je shumë dobët në bazë? Kjo do të thotë se t’i do bësh pazar me PS se s’ka mundësi që ti të më thuash mua se ai do bëhet ministër dhe ti deputet. ‘Unë do fitoj vetë mbi 60, mbi 70 mandate’, tha. I dhash dorën dhe i thash ‘të pres deri të mërkurën’, pra deri sot”, thotë Maliqi.
Maliqi, i cili do të mbështesë në fushatë Edi Ramën, tha se ka vetëm një arsye përse e ka marrë këtë vendim.
“Nuk e njoh Edi Ramën. Jam takuar njëherë me të në 2009, kur unë isha deputet dhe ai kryetar bashkie. Unë kam kontaktuar njerëzit e mi dhe më kanë thënë ‘po erdhe i treti ne nuk votojmë më për ty, por do të votojmë për PS’. Ata janë të gjithë socialistë që ia dhanë votën PD për shkak të premtimeve të mbajtura nga ana ime. Unë i thash elektoratit, ‘kudo që të vini ju, unë jam me ju’”, thotë Maliqi.
Rezultati që Maliqi parashikon për Beratin, një qark me 7 mandate, ishte një fitore e thellë e Partisë Socialiste. “Ky është rezultati, o do dalin 4, 2, 1. Pra, një deputet për PD, ose 5, 1, 1”, shton Maliqi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button