Bota

Klima, Trump vendos sot për Marrëveshjen e Parisit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të njoftojë sot nëse SHBA do të mbetet në Marrëveshjen e Parisit për Klimën ose jo.

Burime nga Uashingtoni kanë thënë të mërkurën se Trump do të tërhiqet nga marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2015 nga 195 vende.

Liderët evropianë kanë lobuar fuqishëm për të bindur Trumpin që të mos tërhiqet, por Trump ka thënë se anëtarë të Partisë së tij Republikane, si dhe industritë e qymyrit e naftës i kanë bërë presion të tërhiqet.

Marrëveshja e Parisit për Klimën është pakti i parë ligjor për luftimin e ndryshimeve klimatike.

Me të, pothuajse çdo vend është pajtuar vullnetarisht të reduktojë emetimet e gazrave serë.

Gazrat serë kryesisht gjenerojnë nga termocentralet dhe makinat që djegin vajin, qymyrin dhe gazin natyror.

Shkencëtarët besojnë se akumulimi i këtyre gazrave në atmosferë e ngroh planetin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button