Home / Politika / Dita e Mjedisit, Rama: Pëmbysëm bilancin e 8 viteve të shkuara

Dita e Mjedisit, Rama: Pëmbysëm bilancin e 8 viteve të shkuara

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një foto të Goricës në Berat, ku tregon ndryshimin mes 2013 dhe sot. Rama shkruan në Facebook se në këtë Ditë Ndërkombëtare të Mjedisit, Shqipëria zgjohet me një bilanc tërësisht të përmbysur sa i përket trajtimit të mjedisit, pyjeve dhe sipërfaqeve të gjelbërta.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë foto të Goricës së Beratit më 2013 dhe sot, pas mbjelljes së 20 mijë fidanëve të rinj dhe rehabilitimit të 4.3 hektarëve sipërfaqe në Malin e Partizanit.

Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Mjedisit, Shqipëria zgjohet me një bilanc tërësisht të përmbysur sa i përket trajtimit të mjedisit, pyjeve dhe sipërfaqeve të gjelbërta. Në 3 vjet e gjysmë kemi mbjellë 3 milionë e 680 mijë fidanë e pemë dekorative si edhe kemi rehabilituar 11 milionë m2 sipërfaqe të gjelbër. Ndërkohë që në 8 vitet e shkuara jo vetëm që investimet ishin zero në këtë drejtim, por edhe u shkatërruan 70 mijë hektarë pyje, nga të cilat gjysma mbetet e parikuperueshme edhe pas ndalimit të eksportit dhe moratoriumit të prerjes së drurëve në pyje.

Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave”, shkruan Rama në Facebook.

Leave a Reply

%d bloggers like this: