Home / Politika / Meta: Deri në 25 qershor të bëhemi 1 mln, një shans për të gjithë

Meta: Deri në 25 qershor të bëhemi 1 mln, një shans për të gjithë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka organizuar këtë të shtunë një takim elektoral me banorë të Sarandës, ku u prezantuan edhe kandidatët për deputetë të kësaj force politike.

Ish-kreu i LSI, Ilir Meta në fjalën e tij para banorëve ka dhënë garancinë se 600 mijë të rinj janë të vendosur që LSI të jetë forcë e parë, ndërsa kërkoi që deri në 25 qershor të bëhen 1 milion.

“Vendimi është marrë, 600 mijë të rinj e të reja e kanë vendosur LSI-në forcë të parë. Të bëhemi 1 milion deri më 25 qershor në mënyrë që t’i japin një shans të gjithëve. Sot votohet për të hapur një faqe të re për rininë dhe për Shqipërinë të paktën për 20 vitet që vijnë”, u shpreh Meta.

Më tej Meta theksoi se, “LSI është e para, sepse për ne Shqipëria është e para, sepse për ne rinia është e para. Duke i dhënë drejtimin e Shqipërisë dhe të qeverisë LSI-së, u kemi dhënë një shans të gjithë shqiptarëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.