roze

Ricky Martin po shoqërohet me Ian Thorpe

RickyIan9676Sipas thashethemeve, Ricky Martin dhe Ian Thorpe do të pranonin, në një intervistë ekskluzive, për rreth gjysmë milioni dollarë, marrëdhënien e tyre, por menaxheri i notarit i ka mohuar zërat që po qarkullojnë ditët e fundit.

Media australiane ka përhapur lajmin për një lidhje të mundshme mes këngëtarit Ricky Martin dhe kampionit olimpik Ian Thorpe, por për momentin nuk ka asgjë zyrtare.

31-vjeçari bëri “coming out”, duke pranuar në një intervistë televizive homoseksualitetin e tij. Kampioni i notit në stil të lirë, që ka thyer 22 rekorde dhe ka fituar 9 medalje olimpike, po rikthehet sërish në syrin e kamerave për lidhjen me 42-vjeçarin Ricky Martin.

Lajmin në “Twitter” e ka dhënë një reporter australian, Peter Ford.  Këngëtari i “Livin la Vida Loca” ka kaluar një kohë të gjatë në Australi, pasi është pjesë e jurisë së talent show “The Voice”, në Channel Nine.

Martin kishte uruar publikisht Thorpe pas “coming out”-it, duke thënë se fakti që pranoi homoseksualitetin e tij është një burim frymëzimi edhe për të rinjtë e tjerë. Në fillim të muajit Janar, pop stari latin u nda nga partneri i tij prej 4 vitesh, Carlos Abella.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button