Home / Politika / Ruçi i përgjigjet Metës: PS s’ka lidhje me dhunën

Ruçi i përgjigjet Metës: PS s’ka lidhje me dhunën

Gjate takimit elektoral në një zonë të qarkut të Fierit, kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi i është përgjigjur akuzave të Ilir Metës, se socialistët qëndrojnë pas dhunimit të një militanti në Zharrëz.
“Dëgjova që ne socialistët paskemi krjuar një incident. Meta e Bitri e dini mirë, se kanë qenë pjesëtarë të familjes socialiste dhe kjo forcë politike nuk mbështet asnjë lloj dhune, pasi nuk do që të vuajë askush atë që ne kemi vuajtuar. Distancohemi hapur dhe qartë nga çdo rast dhune”, ka deklaruar Ruçi.
Ai ka bërë thirrje që, incidenti të mos politizohet përsa kohë konflikti kishte lindur për një vijë uji.
“Gjithesecili është në korsinë e vetë, PS, PD, LSI dhe forca te tjera. Dhe populli është arbitri që do të përcaktojë se kush do ta fitojë garën. Do të fitojë ai ekip që ka mbështetjen më të madhe dhe alternativën më të mirë. Dhuna nuk i përket socialisteve, ndaj të mos politizohen çështje që s’kanë të bëjnë me politikën”, ka thënë Ruçi.

One comment

  1. Ruci.Ti ke dijeni perkomplotin e korrupsionit Rama-Nano-Meta -Berisha-Basha -lLLALLA-gjk KUNDER JETES TE POPULLIT SHQIPETAR DHE TE BREZAVE QE DO VINE.pSE HESHTET.

Leave a Reply

%d bloggers like this: