Home / Bota / Gazetat gjermane hapen sot të gjitha me të njëjtën foto dhe të njëjtin lajm

Gazetat gjermane hapen sot të gjitha me të njëjtën foto dhe të njëjtin lajm

Gazetat gjermane, disa prej tyre janë më të mëdhatë në Europë, janë hapur sot të gjitha me lajmin e ndarjes nga jeta të ish-kancelarit Helmut Kohl. Foto e Kohl ka dominuar pothuasje të gjithë faqen e parë të gazetave, duke i bërë homazh një politikani, ndikimi i të cilit i tejkaloi kufinjtë e Gjermanisë.

“Danke, Helmut Kohl”, është titulli kryesor i Bild, ndërsa Frankfurter Allgemeine Zeitung ka zgjedhur si titull kryesor: “Vdiq Helmut Kohl”. Die Welt dhe Der Spiegel kanë preferuar të vendosin në faqe të parë vetëm emrin e Helmut Kohl dhe datat e lindjes e të vdekjes.

Kohli e drejtoi Gjermaninë për 16 vjet. Ai mbahet mend për ribashkimin e Gjermanisë si dhe kontributin e tij të madh politik e ekonomik për integrimin e Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.