Home / Kronika / Sociale / FOTOT / Hapja e bulevardit të ri, ja spektakli që nuk u pa mbrëmë

FOTOT / Hapja e bulevardit të ri, ja spektakli që nuk u pa mbrëmë

Një spektakël i vërtetë fishekzjarresh shoqëroi ceremoninë  e ndezjes së dritave në segmentin e parë të Bulevardit të Ri të Tiranës. Mijëra qytetarë nga Tirana, por jo vetëm, mbushën dje Bulevardin e ri për të ndjekur hapjen e tij, por njëkohësisht edhe koncertin festiv të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Juliana Pasha, Olta Boka dhe Kejsi Tola sëbashku me bandën muzikore që i shoqëronte, për disa orë i dhanë gjallëri bulevardit teksa kënduan disa nga hitet e tyre më njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar.

Në skenën e improvizuar me këtë rast, nuk munguan edhe këngët e tre këngëtareve që na kanë përfaqësuar denjësisht në Eurovizion. “Zemrën e lamë peng” nga Olta Boka, “Carry me in your dreams” nga Kejsi Tola dhe  “It’s all about you” nga Juliana Pasha” ishin disa prej këngëve që publiku pati mundësi të dëgjonte.

Leave a Reply

%d bloggers like this: