Politika

Partia e tij nuk mori asnjë deputet, reagon Ben Blushi

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka folur për herë të parë rreth rezultatit të zgjedhjeve ndërkohë që procesi i numërimit po i afrohet fundit.

Blushi shprehet se në fund LIBRA do të ketë 20 mijë vota pasi kutitë të jenë mbyllur. Në mënyrë figurative ai thotë se “kanarina nuk hyri në minierën e qymyrit megjithëse fluturoi”.

“Të dashur LIBRA, kur kutitë të mbyllen ne do kemi 20.000 vota në gjithë Shqipërinë dhe asnjë mandat. Dua t’ju falënderoj të gjithëve dhe t’ju them, se përgjegjësia është vetëm e imja dhe merita është e gjitha e juaja. Do bëj gjithçka mundem, që projekti LIBRA të vazhdojë. Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit megjithëse fluturoi”, shkruan Blushi në “Facebook”.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button