Home / Rajoni / Maqedonia / Kërkesa e prokurorisë së Maqedonisë, Gjykata vendos sot për Gruevskin

Kërkesa e prokurorisë së Maqedonisë, Gjykata vendos sot për Gruevskin

Gjykatësit e Penales do të vendosin brenda 24 orëve nëse do të respektohet kërkesa e Prokurorisë Speciale për arrestimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt.

Specialja ka dorëzuar mbrëmë vonë materialet hetimore për aktpaditë e ngritura për pesë lëndë që kanë të bëjnë me çështjet “Tifani”, “Trevnik”, “Total”, “Tortura” dhe “Titanik”.

Ndërkohë, mbrëmë Këshilli Penal i Gjykatës Themelore – Shkupi 1, pas analizave të detajuara të fakteve dhe dëshmive solli vendime me të cilat nuk përcaktoi ndonjë masë paraburgimi, por vetëm u është marrë pasaporta disa prej të akuzuarve në lëndët e Speciales.

Pritet që në 24 orët e ardhshme të merret vendimi për ish-zyrtarët e lartë shtetërorë të qeverisjes së kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.