☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,563 ▲0.53%
DOW 46,594 ▲0.54%
NASDAQ 21,773 ▲0.85%
NAFTA 99.34 ▼2.01%
ARI 4,772 ▲1.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,177 ▲ +1.42% ETH $2,120 ▲ +2.25% XRP $1.3471 ▲ +1.66% SOL $82.7400 ▲ +1.24%
S&P 500 6,563 ▲0.53 % DOW 46,594 ▲0.54 % NASDAQ 21,773 ▲0.85 % NAFTA 99.34 ▼2.01 % ARI 4,772 ▲1.99 % S&P 500 6,563 ▲0.53 % DOW 46,594 ▲0.54 % NASDAQ 21,773 ▲0.85 % NAFTA 99.34 ▼2.01 % ARI 4,772 ▲1.99 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Tetë ankesa në Supreme, shtyhet certifikimi i rezultatit zgjedhor

Numri i ankesave në Gjykatën Supreme është rritur.

Tashmë janë shtuar edhe katër ankesa të tjera, që numri i përgjithshëm del të jetë gjithsej tetë ankesa deri në ora 14:00, kur edhe ka përfunduar afati i dorëzimit të ankesave nga kandidatët për deputet apo subjektet politike.

Siç merr vesh Indeksonline, njëra nga këto të fundit është nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tjetra nga Lista Serbe.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve certifikimi do të jetë i mundur pasi të bëhet rinumërimi i kutive për të cilat PZAP-i ka vendosur dhe pas vendimit të Gjykatës Supreme në lidhje me ankesat që janë bërë nga kandidatë për deputetë apo nga partitë politike që ishin garuese në këto zgjedhje.

Ndërkohë ka përfunduar rinumërimi i mbi 110 kutive me vota, të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit 2017.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.