☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.76 ▼0.98%
ARI 4,029 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,698 ▼ -0.45% ETH $2,311 ▼ -0.32% XRP $1.2988 ▲ +0.91% SOL $100.1200 ▼ -1.07%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Europa

Patrullimet në plazhet e Kanalit, Britania e Madhe do të paguajë 16 mln paund shtesë për Francën

Mbretëria e Bashkuar do të paguajë 16.2 milionë paund shtesë që Franca të vijojë patrullimin në plazhet  e Kanalit për të parandaluar një rritje të kalimeve me varka të vogla. Kjo shtese vjen pasi negociatorët nuk arritën të bien dakord për një marrëveshje të përhershme para afatit të mesnatës.

Marrëveshja e përkohshme, e cila do të zgjasë dy muaj, vjen pasi negociatorët francezë refuzuan të bien dakord me kërkesat e Mbretërisë së Bashkuar për ndërhyrje dhe patrullime të mëtejshme për të ndaluar azilkërkuesit të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet Kanalit.

Qeveria franceze gjithashtu refuzoi të garantonte që patrullimet do të vazhdonin pa fonde shtesë. Aktualisht, Mbretëria e Bashkuar paguan gati dy të tretat e kostos vjetore të patrullave në Francën veriore.

Burime të Ministrisë së Brendshme u përgjigjën për The Guardian duke thënë se paratë e shpenzuara për patrullat franceze ishin jetike për të ndaluar një numër shumë më të madh njerëzish që vinin në Mbretërinë e Bashkuar.

Gati 700 oficerë nga njësi të dedikuara për kapjen e anijeve të vogla do të vazhdojnë të patrullojnë vijën bregdetare franceze. Mbikëqyrja dhe automjetet, duke përfshirë furgonë dhe karroca për në rërë, do të vazhdojnë të identifikojnë dhe të kapin lëshimet e anijeve.

Qeveria e atëhershme konservatore njoftoi paketën prej 478 milionë funtesh në vitin 2023, duke thënë se do të financonte një qendër të re paraburgimi në Francë dhe qindra oficerë shtesë të zbatimit të ligjit në brigjet franceze.

Që atëherë, numri i kalimeve është rritur, me 41,472 njerëz që kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla në vitin 2025.

The post Patrullimet në plazhet e Kanalit, Britania e Madhe do të paguajë 16 mln paund shtesë për Francën appeared first on Euronews Albania.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.