Home / Politika / Nisin largimet e para nga kabinetet e ministrave të PD

Nisin largimet e para nga kabinetet e ministrave të PD

Nisin largimet e para nga kabinetet e ministrave të Partisë Demokratike në qeverinë “Rama”.

Dy këshilltarë të ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, kanë dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Ata janë Muhamet Rrumbullaku dhe Aleks Hajdari.

Motivet e dorëheqjes së dy këshilltarëve të ministrit të Brendshëm lidhen pikërisht me faktin se tashmë detyra e tyre “de facto” ka përfunduar dhe se për këtë arsye kanë vendosur të angazhohen në aktivitetet e tyre personale.

Këto janë largimet e para nga institucionet e drejtuara nga ministrat e PD, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.