Bota

Lidhja me Rusinë, publikohet video: Trump darkon me familjen ruse, të afërt me Putinin

Një video e siguruar nga CNN ofron një pamje të re brenda rrjetit të marrëdhënieve që tani janë në qender të akuzave për një lidhje të fshehtë mes fushatës së Trump dhe Rusisë.

Videoja që daton në qershor të 2013-ës tregon Donald Trump që është i pranishëm në një darkë me një familje ruso-azerbajxhanase, anëtarët e të cilës u bënë më pas ortak biznesi të Trump në Las Vegas.

Në të shihet gjithashtu publicisti Rob Goldstone i cili më vonë do të ishte ai që do t’i dërgonte djalit të presidentit, Donald Trump Junior,  emailet të cilat e kanë vënë djalin e madh të Trump në qendër të vëmendjes për lidhjen e dyshuar me rusët.

Goldstone i cili shihet në video duke biseduar me Trump, pohonte në  emailet e 2016-ës se informacioni në dëm të Hillary Clitnon lindi pas një takimi mes dikujt që Goldstone e përshkruan si “prokurori i Kurorës së Rusisë” dhe Aras Agalarov, një multi-milioner ruso- azerbajxhanas që ka lidhje me presidentin rus Vladimir Putin.

Atëherë Goldstone u ofrua të siguronte një telefonatë mes të riut Trump dhe Emin Agalarov, djalit të multimionerit dhe një yll i popit që kishte si përfaqësues Goldstone, për të diskutuar këtë informacion.

Videoja është bërë më 15 qershor të 2013 në Las Vegas prag të konkursit Miss USA ku Trump do të njoftonte zyrtarisht marrëveshjen për të zhvilluar konkursin e bukurisë në Moskë. Pamjet në prag të ceremonisë së Miss USA dokumentojnë për më shumë se 3 minuta bisedat mes Trump, Agalarov dhe Goldstone.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button