Home / Politika / Paralajmërimi i fortë i Ramës për administratën: Ose do t’u ngriheni njerëzve në këmbë, ose…

Paralajmërimi i fortë i Ramës për administratën: Ose do t’u ngriheni njerëzve në këmbë, ose…

Nga Librazhdi, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shkurtime drastike në administratë.

Ai tha se shumë zyrtarë fshihen pas flamujve të partive, madje edhe pas flamurit të PS-së për t’iu rënë njerëzve me shkop dhe kjo nuk mund të vazhdojë.

Rama deklaroi se që nga qeveria do ketë reformim të madh e duke vijuar me të gjitha institucionet.

“Nuk janë të pakët zyrtarët e shtetit që fshihen pas flamuri të PS-së për t’ju rënë njerëzve me shkopin e flamurin e partisë. Ashtu si ata që fshihen pas flamujve të partive të vogla. Janë në struktura gjakpirëse sepse me atë gjak shtohen dhe rriten. Ne do të bëjmë një reformë shumë të thellë në administratë. Duke nisur nga qeveria, do ta reformojmë thellësisht qeverinë dhe të gjitha institucuiionet. Do bëjmë shkurtime drastike të gjithë degëve të thata apo pjesëve parazite apo të infektuara të administratës shtetërore”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë premtoi para banorëve të Polisit në Librazhd se do ketë edhe heqje të burokracive, duke folur për shërbime në një zyrë.

“Do të bëjmë çmos që të lehtësojmë edhe burokracinë. Ka shumë letra, licenca. Domethënë arrihet që deri tek njeriu që është invalid t’i kërkohet çdo muaj dokumenti për të ripërtërirë kempin. Gjëra absurde. Kemi një grup që po punon dhe e kemi marrë me radhë ku do i shkurtojmë burokracitë dhe e duam që për 4 vite për çdo letër që shteti kërkon nga individi dhe që është letër që e siguron vetë shteti, shteti ta sigurojë vetë. Duhen 17 dokumente dhe kjo është një torturë. Ne duam nëse këto dokumente shkurtohen, bëhen 10 dokumente për të gjithë pjesën që janë dokumente të shtetit ajo zyrë ku i kërkon t’i marrë për llogari të individit dhe të paguajë vetëm një tarifë shërbimi jo 10 tarifa bashkë me bakshish. Janë gjëra që besoj se mund të bëhen dhe jam i bindur se mund t’i bëjmë. Ne nuk i bëjmë dot këto pa njerëzit. Nëqoftëse ne nuk i vendosim parazitët, dallkaukët dhe grabitësit e zyrave të shtetit nën presionin e njeriut të zakonshëm ne nuk ja dalim dot. nëse nuk e ka frikë njeriun e zakonshëm si drejtorin, shefin ne nuk ja dalim dot”, tha Rama.

Rama i dha gjithashtu një paralajmërim të fortë administratës në marrëdhënie me qytetarët.

Aai tha se çdo punonjës i administratës duhet që t’u përgjigjet qytetarëve me mirësjellje dhe t’u mbarojë punë.

“Do jetë një mekanizëm me një ushtri të tërë të qeverisë për ta ndjekur një problem deri në fund. Personit do t’i jepet përgjigje edhe kur nuk ka të drejtë. Në të njëjtën kohë do të merren masa për të gjithë shkaktarët e kësaj torture. Shkeljet i bëjnë ata që paguhen nga taksat tona dhe rrinë në zyrat e shtetit në pritje për të grabitur njerëz. Ne do ta bëjmë administratën që të thonë “mirëmëngjes”, “mirëseerdhe”, “ju lutem”, “faleminderit”. Që kur t’u trokasë njeriu në derë, të çohen në këmbë, jo të përplasin derën në fytyrë. Është një mal i lartë për t’u ngjitur, por ose do ta ngjisim, ose nuk ia kemi dalë dot”, tha Rama.

Sipas tij “Anëtarët e qeverisë kanë detyrimin që të shkojnë dhe të përgjigjen në Parlament sa herë të thirren në interpelancë nga një grup deputetësh. Ne duam të bëjmë të njëjtën gjë që anëtarët e Qeverisë të kenë detyrimin të paraqiten në interpelancë me anëtarë të këtyre grupeve të koalicionit tonë me njerëz të zakonshëm”.

2 comments

  1. Rama.Merr Fatos Klosin dhe Spartak Ngjela ne qeveri per te ndihmuar popullin shqipetar.

  2. Rama.Hiqi plehrat nga kryeministria si endri fuga niko leleshi etj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: