Bota

“Përkujtojmë përvjetorin e parë të shpartallimit të tentativës për grusht shteti të 15 korrikut”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO)  me rastin e përvjetorit të parë dënon përsëri tentativën për grusht shteti të natës së 15 korrikut 2016 të ndërmarrë nga Organizata Terroriste Fetoiste (FETÖ), e cila kishte  depërtuar në institucionet kyçe të shtetit në Turqi, si në ushtri, gjyqësor, shërbimin civil. Ky grusht shteti i tmerrshëm u shpartallua vetëm falë reagimit demokratik të popullit turk. I lutemi Zotit të prehen në paqe 250 shtetasit turq të masakruar egërsisht nga zjarri i avionëve, helikopterëve, tankeve dhe snajperëve të FETO-s

Populli turk, si një trup i vetëm nën udhëheqjen e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, u dha një leksion demokracie puçistëve dhe gjithë botës. Është e qartë se Turqinë e pastruar nga FETO e presin ditë shumë më të shkëlqyera. Një Turqi e fuqishme, ku banojnë miliona shqiptarë, gjithmonë është në të mirë të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO), e cila përfaqëson 10.000 të punësuar dhe mbi 2 miliardë dollarë investime, ka bindjen se pastrimi edhe në Shqipëri i virusit të FETO-s do të inkurajojë më shumë investitorët për të ardhur në Shqipëri, do të ndikojë pozitivisht në marrëdhëniet dypalëshe ekonomiko-tregtare dhe në këtë mënyrë do të ngrihen në nivele më të larta marrëdhëniet Turqi-Shqipëri.

Në këtë kuadër ATTSO është e gatshme të përmbushë përgjegjësinë dhe detyrat që i takojnë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button