Home / Kosova / Pacolli: Veprimet e mia, brenda kornizave të marrëveshjes me LDK-në

Pacolli: Veprimet e mia, brenda kornizave të marrëveshjes me LDK-në

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është regjistruar si deputet i legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Pacolli tha se do të mundohet që brenda koalicionit të veprojë vetëm në kornizat e marrëveshjes me LDK-në dhe nuk e ka tradhtuar askënd dhe do ta ketë të vështirë ta bëjë një gjë të tillë.

Ai shtoi se nuk është në dijeni nëse ndonjë nga deputetët e partisë së tij është takuar me ndonjë përfaqësues të koalicionit PAN.

Regjistrimi i deputetëve të rinj ka filluar sot dhe do të zgjas nesër dhe pasnesër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.