Home / Bota / Amerika / Ambasada e SHBA-së në Tiranë: 26 korrik 1990, Presidenti Xhorxh H.W. Bush nënshkroi Aktin për Amerikanët

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: 26 korrik 1990, Presidenti Xhorxh H.W. Bush nënshkroi Aktin për Amerikanët

Ambasada e SHBA-së në Tiranë sjell në vëmendje 26 korrikun e 1990, kur Presidenti Xhorxh H.W. Bush nënshkroi Aktin për Amerikanët me Aftësi të Kufizuara (ADA) në ligj.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë  në faqen e saj Facebook shprehet: “Më 26 korrik 1990, Presidenti Xhorxh H.W. Bush nënshkroi Aktin për Amerikanët me Aftësi të Kufizuara (ADA) në ligj. Ky ligj historik i të drejtave të njeriut ndalon diskriminimin e personave me aftësi të kufizuara në shumë aspekte të jetës publike duke përfshirë punësimin, transportin dhe shërbimet publike. Rezulton se 20% e amerikanëve kanë një lloj aftësie të kufizuar”.

Më tej në faqen e ambasadës së SHBA-së në Tiranë, thuhet: “ADA ka rritur pjesëmarrjen publike të personave me aftësi të kufizuara dhe ka sjellë ndryshime të rëndësishme në jetën e tyre të përditshme. Universitetet, gjykatat, qendrat e votimit dhe bibliotekat janë vetëm disa vende që janë bërë të mundura të vizitohen nga amerikanët me aftësi të kufizuara për shkak të ligjit ADA”.

“Gjatë 27 viteve të fundit, më shumë se 180 vende në botë kanë miratuar legjislacion të ngjashëm me ADA”, shprehet ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: