Protesta degjeneroi në akte dhune, Meçe: Financohen me shuma të mëdha parash nga një “dirigjent” jashtë Shqipërisë
Protestat qytetare që degjeneruan në akte dhune po udhëhiqen nga grupe me “tipologji marksiste” dhe po financohen me shuma të mëdha parash nga një “dirigjent” që ndodhet jashtë Shqipërisë. Kështu ka deklaruar analisti Arben Meçe në ABC News, duke theksuar se Policia e Shtetit aplikoi me sukses skemat europiane për neutralizimin e agresorëve.
Sipas Meçes, teksa Kryeministri Edi Rama nuk rrezikohet më nga protestat politike, Sali Berisha po kthehet vetë në një agresor në tentativë për të fituar terren brenda këtyre lëvizjeve, ndonëse misioni i financuesit të fshehtë për rrëzimin e qeverisë tashmë ka dështuar.
“Policia ka arritur që të neutralizojë agresorin. Dukshëm dallohen brenda grupit, të cilat kanë tipologji marksiste. Shprehja e tyre revolucion nuk është gjë tjetër, veçse një grup që prodhon akte të dhunshme. Policia shqiptare përdori skemën e vendeve europiane për neutralizimin e agresorëve. Prej kohësh kam thënë që kjo është protestë që ka tipologji nga më të ndryshmet.
Strukturat duke humbur terrenin po bëjnë agresore ndaj njëra-tjetrës. Berisha kërkon që të hyjë sa më shumë në protestë. Berisha po kthehet në agresor. Rama nuk ka më rrezik nga protesta politike, por Berisha dhe partitë e vogla. Në protestë është derdhur lek i madh, nga ‘dirigjenti’ për të rrëzuar qeverinë. ‘Derigjenti’ e ka kuptuar që nuk e realizon dot misionin e tij. ‘Dirigjenti’ nuk është në Shqipëri”, tha Meçe.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.