☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 20 July 2026
S&P 500 7,454 ▼0.05%
DOW 51,885 ▼0.5%
NASDAQ 25,563 ▲0.17%
NAFTA 82.28 ▲0.61%
ARI 4,017 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
₿ CRYPTO
BTC $65,121 ▲ +1.1% ETH $1,898 ▲ +2.08% XRP $1.1175 ▲ +2.15% SOL $77.5400 ▲ +2.32%
S&P 500 7,454 ▼0.05 % DOW 51,885 ▼0.5 % NASDAQ 25,563 ▲0.17 % NAFTA 82.28 ▲0.61 % ARI 4,017 ▼0.04 % S&P 500 7,454 ▼0.05 % DOW 51,885 ▼0.5 % NASDAQ 25,563 ▲0.17 % NAFTA 82.28 ▲0.61 % ARI 4,017 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
20 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Zjarre masive në jug të Francës, evakuohen 10 000 banorë

– Një zjarr i madh në jug të Francës, ka detyruar evakuimin e mijëra banorëve, ndërsa vendi përballet me pasojat e një vale të hershme të të nxehtit, që ka përfshirë pjesë të mëdha të Evropës, raportoi BBC.

Mbi 10 000 persona janë urdhëruar të largohen, nga më shumë se një duzinë qytetesh dhe fshatrash të vegjël, në zonën pranë maleve të Pirenejve, afër kufirit me Spanjën.

Zjarri, pranë zonës Trévillach, afër qytetit Perpignan, ka djegur të paktën 4,600 hektarë tokë.

Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet, për shkak të erërave të forta, të cilat mund ta përhapin edhe më shpejt zjarrin.

Banorët kanë treguar se flakët janë afruar shumë pranë shtëpive të tyre dhe se zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe, duke krijuar panik në disa zona.

Për shkak të zjarrit, autoritetet kanë kërkuar, që publiku të qëndrojë larg, edhe nga gara e çiklizmit “Tour de France”, për të lejuar kalimin e mjeteve të emergjencës.

Në ndihmë të Francës është angazhuar edhe Bashkimi Evropian, i cili ka dërguar avionë zjarrfikës nga Qipro dhe Suedia.

Zjarret kanë prekur edhe Spanjën fqinje, ku mijëra hektarë tokë, janë shkatërruar dhe qindra persona janë evakuuar.

Ndërkohë, në disa pjesë të Evropës jugore temperaturat kanë kaluar 40°C, duke rritur rrezikun e zjarreve të reja.

Sipas meteorologëve, edhe pse kjo valë e të nxehtit mund të mos thyejë rekorde, ajo mbetet e pazakontë për këtë periudhë të vitit dhe pritet të zgjasë, duke rritur rrezikun e zjarreve në nivele të larta. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.