Home / Politika / Basha: Jemi gati të bashkëpunojmë me këdo që do të bëjë opozitë

Basha: Jemi gati të bashkëpunojmë me këdo që do të bëjë opozitë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet i gatshëm për të bërë opozitë të fortë, si dhe për të ngritur zërin ndaj shqetësimeve dhe problemeve me të cilët përballen qytetarët shqiptarë.

Pas një takimi që ka zhvilluar me grupin e ri parlamentar të PD-së, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, si dhe krerët e degëve në rrethe, Basha i ka bërë ftesë partive të tjera të bashkohen për të bërë opozitë të fortë.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se , “”ne do të denoncojmë të gjitha rastet që vështirësojnë jetën e qytetarëve shqiptarë.  Jemi gati të bashkëpunojmë me këdo që është gati të bëjë opozitën për të cilën ka kaq shumë nevojë ky vend, dhe jo pazar-opozitë. Ministrat kanë bërë gati dorëheqjet e tyre”.

Kreu i PD ka siguruar deputetët se nuk ka asnjë marrëveshje me Ramën dhe se kompromisi i 18 majit ishte në funksion të zgjedhjeve parlamentare. “S’kemi asnjë vizion të përbashkët me Partinë Socialiste. Nuk ka asnjë kompromis dhe asnjë flirt me Ramën. Marrëveshja e 18 majit ishte në funksion të zgjedhjeve dhe marrëveshje tjetër me Ramën nuk ka”, u shpreh Basha. Duke folur për ministrat teknik, Basha shtoi se me të përfunduar dosjet ato do të largohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.