Home / Bota / Kuba përjashton çdo pjesëmarrje për ndërmjetësim në Venezuelë

Kuba përjashton çdo pjesëmarrje për ndërmjetësim në Venezuelë

Autoritetet kubane kundërshtuan sot çdo pjesëmarrje për ndërmjetësim në Venezuelë, aleat i ngushtë i ishullit komunist, me pretendimin e legjitimitetit të presidentit Nicolas Maduro, i cili po përballet prej katër muajsh me një valë protestash ku janë shënuar rreth njëqind të vdekur.

Zëvendës-presidenti kuban, Jose Ramon Machado hodhi poshtë në mënyrë të prerë hamendësimet e disa gazetave të huaja në lidhje me mundësinë e pjesëmarrësjes së Kubës për një ndërmjetësim ndërkombëtar mes Maduros dhe opozitës venezueliane, në një fjalim të mbajtur në Pinar del Rio (jug-perëndim).

“Kuba kërkon respektim absolut të sovranitetit të Venezuelës. Të gjithë ata që përpiqen nga jashtë për të dhënë leksione demokracie dhe për të drejtat e njeriut, duke inkurajuar dhunën dhe terrorizmin, duhet ta lënë të qetë këtë komb”, shtoi ai duke iu referuar kërcënimeve me anë të sanksioneve ekonomike të SHBA kundër qeverisë Maduro.

Duke denoncuar në këtë mënyrë manovrat për ndërhyrje dhe destabilizim kundër Karakasit, Machado u shpreh se i përket vetëm popullit dhe qeverisë së Venezuelës për të kapërcyer vështirësitë e tyre, një një fjalim me rastin e ceremonive të 26 korrikut, “dita e revoltës kombëtare” që përkujton aktin e krijimit të revolucionit kastrist.

Leave a Reply

Your email address will not be published.