Home / Kosova / Kosovë- Vazhdon regjistrimi i deputetëve para seancës konstituive të 3 gushtit

Kosovë- Vazhdon regjistrimi i deputetëve para seancës konstituive të 3 gushtit

Në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë edhe sot regjistrimi i deputetëve të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Sipas njoftimit për shtyp të Kuvendit të Kosovës, “në ditën e parë, janë regjistruar gjithsej 46 deputetë të subjekteve të ndryshme parlamentare”.

Regjistrimi do të vazhdojë sot edhe nesër në hollin e Kuvendit, nga ora 10:00 -15:00.

Janë 120 deputetë, prej tyre 100 shqiptarë e 20 të komuniteteve pakicë, që do të kenë vendet e tyre në Kuvendin e Kosovës. Seanca konstituive e kuvendit do të mbahet në 3 gusht.

Leave a Reply

%d bloggers like this: