Home / Kosova / Vuçiq për Kosovën: Nuk po ofroj zgjidhje, por dialog

Vuçiq për Kosovën: Nuk po ofroj zgjidhje, por dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha në Nish se nisma e tij për dialogun e brendshëm rreth Kosovës është një iniciativë që çdo njeri serioz dhe i përgjegjshëm do të duhej ndërmarrë.

Sipas tij, shumë njerëz në Serbi koncentrohen në atë se çka i pëlqen më së shumti popullit, “e jo në ato gjëra që na nevojiten”, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Kreu i shtetit serb po ashtu ka deklaruar se sot nuk do të kishin financa të qëndrueshme, Ligj të  Punës, ekonomi stabile, po të kishte bërë ai “vetëm atë që i pëlqen njerëzve”.

Vuçiq ka shtuar se nuk ka ofruar  zgjidhje, por vetëm bisedime për Kosovën.

Leave a Reply

%d bloggers like this: