Home / Kosova / Më 31 korrik “vrapojmë shtigjeve të Enver Zymerit”

Më 31 korrik “vrapojmë shtigjeve të Enver Zymerit”

Në shenjë kujtimi dhe nderimi në gjashtë vjetorin e rënies heroike të heroit të Kosovës Enver Zymerit më 31 korrik 2017, në Mitrovicë, organizohet vrapim me moton “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymerit“ me fillim në orën 18:00.

Ky aktivitet, i organizuar dhe nën përkujdesje të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Mitrovicës, Federatës Atletike të Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pritet të mbledhë një numër të konsideruar të atletëve të klubeve të Kosovës, të kategorive të ndryshme, qytetarë e zyrtarë të institucioneve të sigurisë: Policisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe FSK-së.

Policia në Mitrovicë do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura operative përgatitore për të ofruar një siguri të rendit publik për të gjithë pjesëmarrësit në këtë eveniment, si dhe për të mundësuar mbarëvajtjen e vrapimit dhe qarkullimin e trafikut, brenda dhe përreth qytetit të Mitrovicës.

Meqë vrapimi do të zhvillohet në rrugën kryesore “Mbretëresha Teutë” dhe një pjesë e rrugës magjistrale të “Ulqinit”, këto rrugë nga ora 17:00 kohë pas kohe do të jenë të bllokuara për qarkullim të trafikut rrugor.

Rrjedha e qarkullimit të trafikut rrugor do të kontrollohet dhe do të drejtohet me udhëzimet e dhëna nga zyrtarët e Policisë duke vënë në funksion sistemin alternativ të qarkullimit.

Me këtë rast drejtuesit e automjeteve do të marrin të gjitha instruksionet e duhura nga zyrtarët e Policisë në terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published.