Home / Bota / Amerika / Shfaqen hapur në publik tensionet brenda Shtëpisë së Bardhë
White House communications director Anthony Scaramucci speaks to members of the media at the White House in Washington, Tuesday, July 25, 2017. (AP Photo/Pablo Martinez Monsivais)

Shfaqen hapur në publik tensionet brenda Shtëpisë së Bardhë

Ndërsa presidenti i Shteteve të Bashkuara akuzohet se po përpiqet të detyrojë Prokurorin e Përgjithshëm të largohet, drejtori i ri i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë ka ndërmarrë sulme verbale kundër shefit të kabinetit të Presidentit Donald Trump. Disa i shohin këto zhvillime si një luftë të hapur brenda stafit në nivelet më të larta të administratës Trump.

Janë zhvillime që po ndodhin në sy të të gjithëve: Fjala është për ndarje brenda administratës, që kanë të bëjnë me prokurorin e përgjithshëm, i cili është kritikuar nga Presidenti Trump; ndërsa tani është shefi i kabinetit që sulmohet nga drejtori i ri i komunikimit.

Por, a do ta ruajë Presidenti besimin te shefi i tij i kabinetit Reince Priebus? Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders refuzon të përgjigjet. Në komentet për gazetarët, ajo nuk i kushtoi rëndësi tensioneve mes drejtorit të komunikimit, Anthony Scaramucci dhe zotit Priebus, të cilin Scaramucci e ka quajtur burim i rrjedhjeve të informacionit për mediat.

“Presidentit i pëlqen kjo lloj konkurrence dhe e inkurajon atë,” tha ajo.

Por për disa udhëheqës republikanë në Kongres, kjo nuk është një garë e shëndetshme. Ata thonë se ky lloj komunikimi duhet të ndryshojë.

“Reince po bën një punë të shkëlqyer në Shtëpinë e Bardhë dhe mendoj se ka besimin e presidentit. Pra, në qoftë se këta dy zotërinj kanë dallime, këshilla ime do të ishte të ulen dhe t’i zgjidhin”, thotë Paul Ryan, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Zoti Scaramucci, i cili varet drejtpërdrejt nga presidenti e jo nga shefi i kabinetit, po hedh dyshime nëse dallimet e tij me zotin Priebus mund të zgjidhen.

“Disa vëllezër janë si Kaini dhe Abeli. Vëllezër të tjerë mund të luftojnë me njëri-tjetrin e përsëri të shkojnë mirë. Nuk e di nëse kjo mund të jetë e riparueshme. Varet nga presidenti”.

Nëse shefi i kabinetit humbet në këtë lojë pushteti dhe largohet, kjo mund të bëjë që të japin dorëheqjen edhe bashkëpunëtorë të tjerë besnikë të presidentit në Shtëpinë e Bardhë, që dikur kanë punuar me zotin Priebus.

Leave a Reply

%d bloggers like this: