Home / Bota / Pentagoni: Test tjetër me sukses për interceptimin e raketave balistike

Pentagoni: Test tjetër me sukses për interceptimin e raketave balistike

SHBA-ja testoi sot me sukses interceptimin e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi në kuadër të krizës me Korenë e Veriut, theksoi ushtria amerikane.

“Raketa u lëshua nga një avion kargo C17 mbi Paqësor dhe u interceptua nga sistemi THAAD (Terminal High Altitude Area Defense) që ndodhet në Alaska”, theksoi agjencia e ngarkuar me luftën antiraketore, “la Missile defense agency” (MDA) në një komunikatë.

Ky sistem kishte filluar të vendosej në Korenë e Jugut për t’iu përgjigjur më mirë kërcënimit koreano-verior, por pushteti i ri në Seul vendosi të bllokojë vendosjen e tij pas një fushate të ashpër të Kinës duke përmendur nevojën për një vlerësim të ri të ndikimit të tij mjedisor.

Dje, 24 orë pas testimit të dytë të suksesshëm të një rakete balistike ndërkontinentale koreano-veriore, ministri koreano-jugor i Mbrojtjes, Song Young-Moo theksoi se vendosja e sistemit mbrojtës amerikan ant-raketë do të përshpejtohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published.