Home / Politika / Drejtoresha e rëndësishme në Kryeministri jep dorëheqjen, ja çfarë thotë

Drejtoresha e rëndësishme në Kryeministri jep dorëheqjen, ja çfarë thotë

Drejtoresha e COD në Kryeministri, Falma Fshazi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e rëndësishme që ka mbajtur prej vitit 2013. Lajmin e ka bërë publik vetë Fshazi përmes disa postimeve në rrjetin social “Twitter”.

“Ka qene një ëndërr që gati askush si besonte, nje pune e pafund, pa pushim real as në maternitet”.

“Por duhet nje pike a presje per çdo gje gjithsesi, e njeren nga keto e vura sot si drejtor i pergjithshem i COD”. “Per çdo gje ju lutem vijoni me ekipin!”.

Nuk ka ende një motivacion për largimin e saj nga Kryeministria, por znj. Fshazi ka qenë ndër emërimet e para të Kryeministrit Rama në mandatin e parë qeverisës.

Pak biografi
Falma Fshazi ka ardhur nga Franca, ku ishte kërkuese e asociuar në Ecole des Hautes Etudes en Sciences Sociales dhe mban gradën Doktor. U bë pjesë e stafit të Kryeministrisë që nga shtatori i vitit 2013, kur drejtonte Njësinë e Hulumtimit dhe të Komunikimit. Fatma Fshazi ka drejtuar dhe projektin e krijimit të Qendrës për Hapje dhe Dialog, nga marsi 2014 deri në tetor 2015 kur u emërua drejtore e përgjithshme e COD. Detyrë që e mbajti deri më tani, gusht 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published.