🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 26 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 94.40 ▼1.51%
ARI 4,741 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012 EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012
₿ CRYPTO
BTC $77,850 ▲ +0.3% ETH $2,330 ▲ +0.59% XRP $1.4239 ▼ -0.5% SOL $86.0300 ▼ -0.61%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012 EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012
26 Apr 2026
Breaking
Bota

Schulz kundër Merkel, por edhe Trumpit: Largoj armët bërthamore

Lideri i Socialdemokratëve gjermanë dhe kandidati për kancelar, Martin Schulz, premtoi se do të largojë armët bërthamore amerikane nga territori gjerman, nëse ndryshe nga sa tregojnë sondazhet, do të mundë Angela Merkel dhe të bëhet kancelar, muajin e ardhshëm.
“Gjermania, në asnjë rrethanë nuk duhet të marrë pjesë në strategjitë e armatimeve bërthamore. Është e qartë dhe e dukshme nga politikat e Donald Trump se armatimi bërthamor është pjesë e programit të tij. E kemi parë nga konflikti me Korenë e Veriut se nevojitet një strategji për çarmatimin në vend të armatimit të mëtejshëm. Ndaj, unë kërkoj që armët bërthamore të vendosura në Gjermani, të tërhiqen”, deklaroi ai.
Duke folur në një tubim në Gotingen, Schulz tha se ndryshe nga Merkel, do t’i rezistojë kërkesave të presidentit amerikan që anëtarët e NATO-s të rrisin shpenzimet ushtarake.
“Unë e kam bërë të qartë, politika e SHBA nën lidershipin e Donald Trump, në asnjë rrethanë nuk duhet të bëhet politikë e Gjermanisë”, theksoi Schulz.
Rreth 20 testata bërthamore amerikane mendohet se janë vendosur në një bazë ushtarake në Gjermaninë perëndimore. Gjermania dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s kanë premtuar ndërkohë të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen, në 2 për qind të GDP.
Ndërsa pjesa më e madhe e anëtarëve i kanë rritur shpenzimet ushtarake, vetëm pak prej tyre e kanë arritur kufirin e 2 për qindëshit dhe Gjermania, nuk është një prej tyre.
Sidoqoftë, sondazhet e fundit tregojnë se Schulz qëndron të paktën 14 pikë pas Merkelit dhe shumica e gjermanëve presin që ekonomia në zhvillim dhe papunësia e ulët ta çojnë këtë të fundit drejt mandatit të katërt në detyrë në zgjedhjet e 24 shtatorit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.