☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 06 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $79,780 ▲ +0.21% ETH $2,493 ▲ +1.54% XRP $1.4148 ▲ +0.67% SOL $105.1400 ▲ +2.66%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061
06 Sep 2026
Breaking
Bota

KOMENT – AfD pranë pushtetit në Gjermani, pragu prej 5% mund t’i sigurojë shumicën

MAGDEBURG, 6 shtator /ATSH- DPA/ – Sistemi zgjedhor gjerman është ndërtuar për të krijuar qeveri të qëndrueshme dhe për të penguar partitë e vogla, veçanërisht ato në skajet e spektrit politik, që të marrin pushtetin.

Por një mekanizëm i këtij sistemi mund të ketë efekt të kundërt në zgjedhjet e sotme në landin lindor të Saksonisë-Anhalt.

Është një mësim i nxjerrë nga historia e errët e Gjermanisë në shekullin XX.

Fragmentimi politik ndihmoi në krijimin e kushteve që nazistët të ngjiteshin në pushtet gjatë Republikës së dështuar të Vajmarit.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania Perëndimore krijoi një sistem të ri zgjedhor, me synimin për të garantuar një demokraci më të qëndrueshme dhe për të kufizuar fragmentimin e skenës politike.

Në një fjalim të vitit 1953, politikani konservator Gerhard Schroder, i cili më vonë do të bëhej ministër i Jashtëm i Gjermanisë Perëndimore, tha se qëllimi i ligjit të ri ishte të kundërshtonte fragmentimin që kërcënonte mbijetesën dhe zhvillimin e sistemit parlamentar demokratik.

Ky sistem ka mbetur kryesisht i pandryshuar deri sot, edhe pas ribashkimit të Gjermanisë.

Por tani, ndërsa një parti e ekstremit të djathtë synon të marrë për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore drejtimin e një landi gjerman, një element i ligjit zgjedhor po merr një rëndësi të veçantë.

Pragu prej 5 për qind

Në zgjedhjet kombëtare dhe ato të landeve në Gjermani, partitë duhet të marrin të paktën 5 për qind të votave për të përfituar një pjesë proporcionale të vendeve në parlament.

Alternativisht, ato mund të fitojnë drejtpërdrejt tri zona zgjedhore.

Nëse një parti nuk arrin këtë prag, votat e saj praktikisht nuk llogariten në shpërndarjen proporcionale të mandateve.

Kjo ul përqindjen efektive të votave që u nevojitet partive të tjera për të krijuar shumica parlamentare dhe qeveri funksionale.

Një shembull është koalicioni aktual federal mes konservatorëve të kancelarit Friedrich Merz dhe socialdemokratëve të SPD-së.

Ky koalicion ka një shumicë të ngushtë në Bundestag, dhomën e ulët të parlamentit gjerman, megjithëse dy partitë së bashku morën pak më pak se 45 për qind të votave në zgjedhjet e vitit 2025.

Kjo u ndikua ndjeshëm nga Aleanca populiste e Sahra Wagenknecht, BSW, e cila nuk arriti të kalonte pragun prej 5 për qind, pasi mori vetëm 4.98 për qind të votave.

Këtë herë mekanizmi mund të favorizojë AfD-në

Por në Saksoninë-Anhalt situata mund të jetë krejt ndryshe.

Rritja e mbështetjes për Alternativën për Gjermaninë, AfD, e kombinuar me pragun zgjedhor prej 5 për qind, mund t’i japë mundësi një partie të ekstremit të djathtë të marrë pushtetin.

Deri tani, AfD-ja nuk ka marrë pjesë në asnjë koalicion qeverisës në 16 landet gjermane dhe as në qeverinë federale.

Partitë kryesore kanë refuzuar vazhdimisht bashkëpunimin me të. Kjo politikë është bërë e njohur si “firewall”, ose “kordon mbrojtës” politik.

Por Saksonia-Anhalt mund t’i ofrojë AfD-së një mënyrë për ta kapërcyer këtë pengesë.

Nëse partia arrin të sigurojë një shumicë absolute të vendeve në parlamentin e landit në Magdeburg, ajo mund të qeverisë e vetme, pa pasur nevojë për një koalicion me partitë e tjera.

AfD-ja nuk pritet të marrë 50 për qind të votave.

Por, për shkak të pragut prej 5 për qind, mund të mos ketë nevojë për një rezultat të tillë.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se tri parti, BSW, të Gjelbrit dhe Partia e Lirë Demokratike (FDP), pro biznesit, mund të mos arrijnë pragun prej 5 për qind në Saksoninë-Anhalt.

Ndërkohë, SPD-ja ndodhet pak mbi këtë prag.

Nëse tri nga këto katër parti mbeten nën 5 për qind, AfD-ja mund të ketë nevojë për vetëm rreth 43 për qind të votave për të siguruar shumicën e vendeve në parlamentin e Magdeburgut.

Nëse kjo ndodh, AfD-ja do të bëhej forca e parë e ekstremit të djathtë që drejton një qeveri landore në Gjermani që nga koha e nazistëve.

Një situatë e ngjashme ekziston tashmë në landin perëndimor të Saarlandit. Atje, SPD-ja drejton një qeveri me shumicë të vetme pasi fitoi 43, 5 për qind të votave në zgjedhjet e vitit 2022, ndërsa disa parti të tjera nuk arritën pragun prej 5 për qind.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.