⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,960 ▲ +0.51% ETH $2,266 ▲ +0.51% XRP $1.2522 ▼ -0.06% SOL $94.5000 ▼ -1.44%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Sherr në stacionin e Treviglios, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin! Shkak një vajzë

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Treviglio të Italisë, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë një 35-vjeçar me origjinë marokene.

Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje, pranë stacionit të trenit. Sipas hetimeve, dy burrat mbërritën në Treviglio me të njëjtin tren dhe nisën të debatonin. Në stacion i pritën edhe dy persona të tjerë, miq të 35-vjeçarit. Sipas prokurorisë, konflikti dyshohet se lidhet me një çështje xhelozie dhe me të dashurën e 35-vjeçarit.

Një dëshmitar, pronari i një lokali pranë stacionit, tha se i kishte parë dy burrat duke u grindur që në momentin kur zbritën nga treni. Situata u përshkallëzua më pas, ndërsa në debat u përfshinë edhe persona të tjerë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar një pjesë të përplasjes. Sipas hetuesve, 35-vjeçari dyshohet se e ka kërcënuar 22-vjeçarin me një thikë kuzhine.

Por konflikti nuk përfundoi në stacion. Pak më vonë, në një parkim në bulevardin Vittorio Veneto, pranë një xhamie, 22-vjeçari dyshohet se ka ndjekur 35-vjeçarin dhe e ka goditur disa herë me thikë. Sipas dëshmitarëve, i riu ishte i armatosur me dy thika. 35-vjeçari u godit në krah dhe në shpinë dhe humbi një sasi të konsiderueshme gjaku.

Një grua që pa ngjarjen njoftoi shërbimet e emergjencës. I plagosuri u transportua në spitalin e Treviglios në gjendje të rëndë. Gjendja e tij është stabilizuar, por ai vijon të jetë i shtruar dhe prognoza mbetet e rezervuar.

Karabinierët e Treviglios arrestuan 22-vjeçarin po atë mbrëmje dhe sekuestruan një nga thikat që dyshohet se është përdorur në sulm.

I riu ka pranuar se e ka goditur 35-vjeçarin me thikë, por ka mohuar se kishte qëllim ta vriste. Para hetuesve, ai ka pretenduar se veproi për t’u mbrojtur. Ditën e nesërme, 22-vjeçari pritet të dalë para gjyqtarit të hetimeve paraprake, i cili do të vendosë për masën e sigurisë ndaj tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.