☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 02 September 2026
S&P 500 7,667 ▲0.46%
DOW 53,062 ▲0.56%
NASDAQ 26,218 ▲0.45%
NAFTA 90.36 ▲0.16%
ARI 4,435 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $77,384 ▲ +-0% ETH $2,392 ▼ -1.14% XRP $1.3515 ▼ -0.21% SOL $99.7000 ▼ -0.5%
S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 90.36 ▲0.16 % ARI 4,435 ▲0.87 % S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 90.36 ▲0.16 % ARI 4,435 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Politika

“Mbledhja” e qeverisë, takim joformal në Velipojë

Qeveria “Rama 2” është mbledhur sërish në një takim 2-ditor informal për të vendosur piketat e drejtimit të vendit për 4 vitet e ardhshme. 
Dhe ashtu siç bëri 4 vjet më parë, pas takimit në Vlorë me kabinetin e ri, edhe këtë herë takimin e dytë e ka zhvilluar në Qarkun e Shkodrës, në Velipojë. Të pranishëm në takim ishin të pranishëm të gjithë ministrat e rinj, përfshirë edhe Gramoz Ruçin si emri i propozuar për të drejtuar kuvendin për 4 vitet e ardhshme dhe Taulant Ballën, si emri i propozuar nga socialistët për të drejtuar grupin parlamentar.
Takimi nisi rreth mesditës dhe në të duket se do të diskutohet konkretisht mënyra se si do të funksionojë dhe si do të zbatohet shkrirja e ministrive dhe institucioneve në varësi në kohën kur plani i punës është hartuar dhe pritet ngritja e grupeve të ekspertëve që do të merren me implementimin e saj deri në fund të muajit dhjetor, zbatimi konkret i programit qeverisës dhe plani i punës për secilën ministri.
Takimi vjen vetëm 3 ditë përpara mbajtjes së dy seancave në Parlament dhe më pas betimit të qeverisë së re.
Ende nuk dihen detaje nga ky takim i dytë i qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, që, ashtu si i pari në Llogara, vijon të jetë hermetik për mediat. Pas asaj mbledhjeje, kryeministri Edi Rama bëri publik vendimin e parë të qeverisë së re: shpalljen e vitit 2018 si Viti i Skënderbeut, pasi përkon me 550-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, detajet për të cilat pritet të mësohen më tej gjatë shtatorit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.