Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 105.09 ▼0.7%
ARI 4,322 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $75,776 ▼ -2.88% ETH $2,404 ▼ -4.17% XRP $1.2868 ▼ -9.2% SOL $97.0200 ▼ -5.3%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.09 ▼0.7 % ARI 4,322 ▼0.24 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.09 ▼0.7 % ARI 4,322 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
16 Sht 2026
Breaking
Politika

Tirana me stacion të ri hekurudhor në “Bulevardin e Ri” dhe kompleks Governativ, zbardhen vendimet

Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime të rëndësishme që lidhen me transferimin, menaxhimin dhe zhvillimin e pronave shtetërore përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare (KSHI). Vendimet e reja, të propozuara nga Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, hapin rrugën për ekzekutimin e projektit të investimit për Kompleksin e Ri Governativ te Bulevardi i Ri në Tiranë, si dhe për zgjerimin e portofolit të pronave në kuadër të projektit “Copëzat”.

Vendimet e miratuara prekin drejtpërdrejt një sërë institucionesh publike, të cilat do të duhet të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me KSHI-në për akomodimin e tyre dhe zhvillimin e pronave.

Kompleksi Governativ dhe stacioni i ri hekurudhor te Bulevardi i Ri

Nëpërmjet vendimit të dytë, qeveria ka miratuar transferimin në pronësi të KSHI-së të një sipërfaqeje prej 2,431 m² (pjesë e pasurisë nr. 8/738, Zona Kadastrale 8340) te Bulevardi i Ri në Tiranë. Kjo sipërfaqe hiqet nga lista e pasurive në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe i kalon Korporatës për të realizuar projektin “Kompleksi Governativ, Bulevardi i Ri, Tiranë”.

Projekti përfshin ndërtimin e ambienteve të reja funksionale për institucionet publike përfituese; akomodimin e shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” sh.a.; zhvillimin e stacionit të ri hekurudhor në kryeqytet.

KSHI autorizohet të veprojë si zhvillues, të prishë objektet ekzistuese në atë parcelë kur është e nevojshme, si dhe të negociojë me subjekte private e publike për zhvillimin e zonës. Shpenzimet e projektimit dhe ndërtimit do të mbulohen nga nënprojektet e investimit “Copëzat” dhe projekte të tjera të Korporatës.

Ndryshimet për projektin “Copëzat” dhe bashkëpunimi me 11 institucione

Vendimi i parë ndryshon dhe plotëson vendimin nr. 328 të vitit 2024, duke shtuar pasuri të reja në shtojcat përkatëse për projektin “Për zhvillimin dhe menaxhimin e pronave shtetërore”.

Akti detyron një sërë institucionesh shtetërore — përfshirë Avokaturën e Shtetit, Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, Qendrën e Botimeve për Diasporën, Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, Entin Rregullator të Energjisë, Albgaz sh.a., e të tjerë — që brenda 30 ditëve të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me KSHI-në. Këto marrëveshje do të përcaktojnë kushtet e dorëzimit të pronave, si dhe sigurimin e ambienteve të përkohshme të punës për institucionet që duhet të lirojnë zyrat gjatë fazës së ndërtimit.

Gjithashtu, KSHI dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) janë autorizuar të ndryshojnë marrëveshjen e tyre ekzistuese, me qëllim që Korporata të mbulojë punimet për përshtatjen e ambienteve të reja të punës për AZHT-në përmes projektit “Copëzat”.

Të dyja vendimet hynë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa për zbatimin e tyre janë ngarkuar Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe vetë KSHI.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.