Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 02 September 2026
S&P 500 7,670 ▲0.5%
DOW 53,082 ▲0.6%
NASDAQ 26,220 ▲0.46%
NAFTA 91.00 ▲0.86%
ARI 4,431 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $77,239 ▼ -0.08% ETH $2,388 ▼ -1.15% XRP $1.3448 ▼ -0.9% SOL $99.2900 ▼ -0.63%
S&P 500 7,670 ▲0.5 % DOW 53,082 ▲0.6 % NASDAQ 26,220 ▲0.46 % NAFTA 91.00 ▲0.86 % ARI 4,431 ▲0.78 % S&P 500 7,670 ▲0.5 % DOW 53,082 ▲0.6 % NASDAQ 26,220 ▲0.46 % NAFTA 91.00 ▲0.86 % ARI 4,431 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Politika

“Paketa e Maleve”/ Zgjerohet zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak

Qeveria ka miratuar një sërë ndryshimesh dhe shtesash në vendimin nr. 716 të vitit 2025, duke zgjeruar hartën e zonave që përfitojnë statusin për zhvillimin me përparësi të ekonomisë malore në Bashkinë Shijak. Akti i ri normativ, i propozuar nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor në mbështetje të ligjit “Për paketën e maleve”, integron territor të ri bujqësor e rural brenda kësaj skeme lehtësuese.

Ndryshimet e reja prekin drejtpërdrejt njësi administrative kyçe të Bashkisë Shijak, përfshirë Gjepalajn, Maminasin dhe Xhafzotajn, duke rikonfiguruar sipërfaqet ekzistuese dhe duke shtuar 11 zona të reja zhvillimore.

Sipërfaqet dhe fshatrat e përfshirë

Sipas vendimit të përditësuar, përveç rikufizimit të Zonës nr. 18 në fshatin Eminas i Vogël (me një sipërfaqe prej 46 hektarësh), harta e përparësisë ekonomike pasurohet me zonat nga nr. 21 deri në nr. 31:

Njësia Administrative Gjepalaj: Përfshihen fshatrat Likesh (Zona 21 me 101 ha dhe Zona 24 me 17 ha), Hardhishtë (Zona 22 me 19 ha), Eminas i Vogël (Zona 23 me 37 ha) dhe Shetël (Zona 25 me 53 ha).

Njësia Administrative Maminas: Përfshihen fshatrat Metallë (Zona 26 me 29 ha), Vlashaj (Zona 27 me 6 ha), Bodinak (Zona 28 me 83 ha) dhe Karreç (Zona 29 me 10 ha).

Njësia Administrative Xhafzotaj: Përfshihen fshatrat Rreth (Zona 30 me 52 ha) dhe Pjezë (Zona 31 me 20 ha).

Të gjitha këto sipërfaqe do të mbështeten mbi hartat treguese të sistemit të Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gje hapësinor (KRGJSH), të cilat i bashkëlidhen zyrtarisht vendimit si pjesë përbërëse e tij.

Zbatimi i këtij akti nënligjor i është ngarkuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës si dhe vetë Bashkisë Shijak.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.