Home / Kosova / Isufi – deputetëve: Lejojeni Qeverinë “Haradinaj” që të punojë 100 ditë

Isufi – deputetëve: Lejojeni Qeverinë “Haradinaj” që të punojë 100 ditë

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka thënë se për çështjet kapitale të vendit duhet të ketë unitet.

Ai në seancën e jashtëzakonshme ka thënë se pozita dhe opozita duhet të jenë të bashkuar kur është fjala për çështje kapitale.

“E keni programin qeveritar, urdhëroni lexoni dhe mos kritikoni pa e lexuar. Kjo Qeveri ka filluar të punojë me një dinamikë më të madhe dhe lejoni që qeveria të punojë 100 ditë. Haradinaj ka vepruar këto ditë me Haden, veteranët, bordet politike, zotimin për Ligjin për Prishtinën, angazhimin për Trepçën dhe mos fantazoni por bazohuni në faktet”, ka thënë ai.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: