Politika

Basha: Vendi buzë greminës. PD, aksion politik kundër krimit

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka drejtuar këtë të hënë mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, në fokus të së cilës ka qenë raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet. 
Në përfundim të mbledhjes, duke cituar raportin në fjalë, Basha ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë për lidhje me krimin e organizuar.
“Raporti i OSBE/ODIHR-it e thotë qartë. Blerja, dhunimi dhe tjetërsimi i votës nga Rama dhe Partisë Socialiste u bë falë parave të pista të krimit dhe ndihmës së bandave kriminale”, ka deklaruar Basha.
Pak orë nga deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu, që më herët gjatë ditës kritikoi strukturat e shtetit për dështim në luftën ndaj kriminalitetit, Basha ka theksuar se shqiptarët e kanë të qartë që qeveria është e blerë.
“Sepse kur përdoren lekët e kriminelëve për të ardhur në pushtet, shteti do të jetë krah kriminelëve dhe jo qytetarëve”, ka thënë Basha.
Në këto kushte, “kur vendi ndodhet pranë greminës”, Basha ka njoftuar përgatitjen e një plani nga PD, për të nisur një një luftë që sipas kreut të opozitës do të ketë një përfundim: “mposhtjen e krimit të organizuar”.
“T’i kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin e organizuar është njësoj si t’i thuash të luftojë vetëveten. T’i japim vendit zgjidhjen e kësaj gjendjeje duke larguar kartelin krim-politikë”, ka shtuar Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button