☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 April 2026
S&P 500 7,129 ▼0.62%
DOW 49,204 ▲0.07%
NASDAQ 24,600 ▼1.15%
NAFTA 100.37 ▲4.15%
ARI 4,609 ▼1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $76,242 ▼ -0.86% ETH $2,292 ▲ +0.06% XRP $1.3803 ▼ -0.98% SOL $83.7400 ▼ -0.94%
S&P 500 7,129 ▼0.62 % DOW 49,204 ▲0.07 % NASDAQ 24,600 ▼1.15 % NAFTA 100.37 ▲4.15 % ARI 4,609 ▼1.82 % S&P 500 7,129 ▼0.62 % DOW 49,204 ▲0.07 % NASDAQ 24,600 ▼1.15 % NAFTA 100.37 ▲4.15 % ARI 4,609 ▼1.82 %
EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974
28 Apr 2026
Breaking
Kosova

Heldt: Aq sa do të vonohet Demarkacioni, aq do të vonohen dhe vizat

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, ka porositur drejtuesit e institucioneve kosovare që sa më shpejt ta përmbyllin Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, si dhe ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kjo pasi që, sipas tij, sa më shumë vonohet ratifikimi i Marrëveshjes së Kufirit, aq do të vonohet edhe liberalizimi i vizave me BE-në.

Qeveria e re si dhe shumica e re parlamentare duhet sa më shpejt ta përmbyllin çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, pasi që një gjë është e sigurt: Sa më shumë zvarritet ratifikimi i Marrëveshjes, aq gjatë do të duhet të presin qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian (BE-në).

Kështu ka deklaruar ambasadori i ri gjerman në Kosovë, Christian Heldt, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, duke shtuar se njëkohësisht duhet vazhduar edhe lufta ndaj korrupsionit, pasi që, siç ka thënë ai, ofrimi i dëshmive për luftimin e kësaj dukurie negative është, po ashtu, një kriter i hapur për liberalizimin e vizave, transmeton Zeri.info.

Diplomati i ri gjerman gjatë intervistës së parë për një medie në Kosovë ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ku ka deklaruar se ky i fundit duhet të formohet në përputhje me ligjet e vendit, pasi që ky hap, siç thotë ai, do të duhej ta mundësonte një integrim më të mirë brenda Kosovës, transmeton Zeri.info.
Heldt, po ashtu, ka thënë se të ftuarit nga Gjykata Speciale duhet të paraqiten vullnetarisht, ose ftesa e Gjykatës duhet zbatuar nga institucionet kosovare të sigurisë.
“Ky do të jetë një shembull tjetër për ta parë se si veprojnë në ndërkohë institucionet e drejtësisë dhe autoritetet përgjegjëse për sundimin e ligjit në Kosovë”, ka thënë mes tjerash ambasadori Heldt.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” diplomati gjerman ka folur edhe për bashkimin e Gjermanisë, e cila ka ndodhur pikërisht më 3 tetor të vitit 1990, duke thënë se një bashkim i tillë para 27 vjetëve e ka arsyetuar premtimin për bashkimin e kontinentit tonë, që vlen edhe sot për vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.