☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,667 ▲0.21%
DOW 50,889 ▼0.03%
NASDAQ 26,917 ▲0.21%
NAFTA 92.92 ▲2.76%
ARI 4,203 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $85,016 ▲ +1.41% ETH $2,708 ▲ +1.2% XRP $1.5053 ▲ +0.87% SOL $118.7900 ▲ +0.22%
S&P 500 7,667 ▲0.21 % DOW 50,889 ▼0.03 % NASDAQ 26,917 ▲0.21 % NAFTA 92.92 ▲2.76 % ARI 4,203 ▲0.38 % S&P 500 7,667 ▲0.21 % DOW 50,889 ▼0.03 % NASDAQ 26,917 ▲0.21 % NAFTA 92.92 ▲2.76 % ARI 4,203 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Kosova

Haziri-Kurtit për dyshimet e nënshkrimeve: E kemi bërë të qartë se Osmani mund të jetë kandidate

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti lidhur me dyshimet për nënshkrimet e dorëzuara nga LDK në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Kurti kishte deklaruar se LDK-ja ka dorëzuar një dokument me 15 nënshkrime të deputetëve të saj, i cili, sipas tij, nuk specifikon qartë për çfarë kandidature bëhet fjalë.

Haziri tha se nënshkrimet janë dhënë për çështjen e presidentit, ndërsa çështja e kandidatit duhet të diskutohet brenda strukturave të LDK-së.

“Nënshkrimet a janë për Osmanin apo dikë tjetër, ne përmes kryetarit Abdixhiku e kemi bërë të qartë se edhe Osmani mund të jetë kandidate, por kandidati në emër të LDK-së duhet të diskutohet brenda LDK-së”, u shpreh Haziri.

Ai shtoi se LDK-ja ka qenë konstruktive gjatë gjithë procesit dhe ka treguar gatishmëri për marrëveshje politike.

Haziri akuzoi Kurtin se po e trajton LDK-në si faktor dytësor në procesin politik.

“Ne jemi zgjidhje e çdo problemi, por jo të trajtohemi si shtesë apo si objekt për të gjetur fajtorë”, tha ai./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.