🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 02 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 93.56 ▲1.52%
ARI 4,519 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,125 ▼ -6.26% ETH $1,901 ▼ -5.16% XRP $1.2184 ▼ -6.05% SOL $75.1400 ▼ -7.36%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.56 ▲1.52 % ARI 4,519 ▲0.29 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.56 ▲1.52 % ARI 4,519 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Sporti

“FINAL FOUR”/ Tani mund ta quani “Final 3”, prishet gara me njërën skuadër zyrtarisht jashtë luftës për trofe

Java e 33-të ka sjellë ndryshimin e radhës në kreun e renditjes së Superiores, ku tashmë është Elbasani që ka marrë vendin e parë duke kapërcyer Vllazninë pas sfidës direkte. Në këtë javë u dekretua matematikisht edhe prania e Egnatias në fazën “Final 4” të turneut, ashtu si edhe fakti se për momentin, bukuria e […]

Java e 33-të ka sjellë ndryshimin e radhës në kreun e renditjes së Superiores, ku tashmë është Elbasani që ka marrë vendin e parë duke kapërcyer Vllazninë pas sfidës direkte. Në këtë javë u dekretua matematikisht edhe prania e Egnatias në fazën “Final 4” të turneut, ashtu si edhe fakti se për momentin, bukuria e tij do të humbasë pasi një ekip tashmë shkon kot të luajë atje.

Rregullorja e aktivitetit në “Final 4”, parashikon përgjysmimin e pikëve të renditjes. “Pas përfundimit të katër fazave të rregullta të kampionatit, 4 (katër) ekipet e para në renditje do të marrin pjesë në fazën “Final 4”, duke e nisur këtë fazë me pikët e fituara gjatë kampionatit të rregullt të përllogaritura në mënyrë të përgjysmuar duke marrë parasysh vlerën më të ulët”, është përshkrimi në rregullore të aktivitetit.

Me këtë rregull, në skuadrat e katërshes, Elbasani do të ishte në kuotën e 31 pikëve sipas situatës aktuale, Vllaznia në kuotën e 30 pikëve dhe Egnatia në kuotën e 27 pikëve. Skuadra e katërt do të ishte Dinamo, që do të shihte 45 pikët e saj të konvertoheshin në 22. Kjo do të thotë se Dinamo e ka matematikisht të pamundur tashmë të luftojë për titullin kampion dhe me sigurinë e pranisë në Europë edhe si skuadra e katërt, nuk do të kishte arsye të stërlodhte lojtarët në një miniturne pa pikë vlere për të.

Kësisoj, “Final Four” do të kthehet në “Final 3”, me vetëm tre skuadra të përqendruara në luftën për titull e me të katërtën që nuk do të kishte asnjëfarë interesi për të, duke menduar më shumë pushimet. Ose ndoshta vetëm me interes “episodik”, duke ndikuar në mënyrë indirekte garën nëse u merr ndonjë rezultat skuadrave që ka më përpara në klasifikim.

RENDITJA E FINAL FOUR ME SITUATËN AKTUALE

Elbasani 31 pikë, Vllaznia 30 pikë, Egnatia 27 pikë, Dinamo 22 pikë.

KALENDARI ME SITUATËN AKTUALE

Java 1

Elbasani-Dinamo (E shtunë, 16 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

Vllaznia-Egnatia (E diel, 17 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

Java 2

Elbasani-Egnatia (E shtunë, 23 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

Vllaznia-Dinamo (E diel, 24 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

Java 3

Elbasani-Vllaznia (E premte, 29 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

Egnatia-Dinamo (E diel, 31 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.