Politika

Xhaçka pret homologun polak: 400 mln lekë shtesë për mbrojtjen

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka priti këtë të martë në një takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Antoni Macierewiç. 
Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, ministrja Xhaçka shprehu vlerësimet dhe mbështetjen për Poloninë në rrugën drejt anëtarësimit NATO.
“Biseduam gjithashtu për ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj terroristë”, tha ndër të tjera Xhaçka.
Ministrja shqiptare theksoi se, me aktin normativ të miratuar në Kuvend qeveria ka rritur buxhetin për mbrojtjen.
“Bëhet fjalë për 400 mln lekë shtesë në buxhetin e vitit 2017, që do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura”, tha Xhaçka.
Ajo shtoi se, në bashkëpunim me SHBA do të vendoset radari i vëzhgimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë.
Nga ana tjetër, ministri Macierewiç nderoi me medaljen “Polish Campaign Stars” dy nënkolonelët shqiptarë Silvana Lahi dhe Dritan Muka, të cilët shërbyen në misionin në Afganistan, pranë personelit polak.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button