☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 29 June 2026
S&P 500 7,411 ▲0.78%
DOW 52,082 ▲0.4%
NASDAQ 25,641 ▲1.36%
NAFTA 70.90 ▲2.41%
ARI 4,035 ▼1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
₿ CRYPTO
BTC $59,832 ▲ +0.35% ETH $1,583 ▲ +0.97% XRP $1.0490 ▲ +0.37% SOL $73.7100 ▲ +3.42%
S&P 500 7,411 ▲0.78 % DOW 52,082 ▲0.4 % NASDAQ 25,641 ▲1.36 % NAFTA 70.90 ▲2.41 % ARI 4,035 ▼1.5 % S&P 500 7,411 ▲0.78 % DOW 52,082 ▲0.4 % NASDAQ 25,641 ▲1.36 % NAFTA 70.90 ▲2.41 % ARI 4,035 ▼1.5 %
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
29 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Certifikimi i Albgaz, Sekretariati i Energjisë: Ok, por të plotësohen disa kushte shtesë

Enti Rregullator i Energjisë vendosi për certifikimin fillestar të Albgaz vetëm pak ditë më parë por Sekretariati i Komunitetit të Energjisë vlerëson se për mbylljen e procesit ka nevojë për disa kushte shtesë.
Në një njoftim të bërë Së fundmi nga vetë Sekretariati theksohet se certifikimi final duhet të bëhet vetëm pasi të bëhen disa ndryshime në legjislacionin primar.
Shqipëria si pjesë e Sekretariatit është e detyruar që të marre për bazë sugjerimet e këtij institucioni për gjithë sektorin energjetik.
Në kuadër edhe të ndryshimeve dinamike në sektorin e energjisë tre vitet e fundit, sekretariati ka qenë aktiv në raportet e tij për përmbushjen e detyrimeve nga Ballkani Perëndimor duke vlerësuar progresin sipas Procesit të Berlinit.

Mendimi i Sekretariatit për Albgaz

“Sekretariati i Komunitetit të Energjisë publikoi opinionin e tij në 2 tetor 2017 për certifikimin e operatorit të sistemit të transmetimit të gazit te Shqipërisë, Albgaz në vijim të Paketës së Tretë të Energjisë.
Sekretariati mbështet certifikimin e Albgaz duke shprehur të njëjtin qëndrim me vendimin paraprak të Entit Rregullator të Energjisë që kërkon gjithashtu plotësimin e disa kushteve shtesë.
Në mendimin e tij Sekretariati vë theksin tek ndryshimet në legjislacionin parësor të cilat duhet të bëhen para se Albgaz të konsiderohet tërësisht i pavarur nga ministria përgjegjëse për sektorin e energjisë.
Siç kërkohet nën Artikullin 10 të direktivës 2009/73/EC dhe Artikullin 3 të Rregullimit 715/2009, ERE do të vendosë për një certifikim përfundimtar duke marrë në konsideratë mbi të gjitha mendimin e Sekretariatit”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.