☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,695 ▲0.93%
DOW 52,399 ▲0.35%
NASDAQ 26,278 ▲1.24%
NAFTA 102.09 ▼1.14%
ARI 4,033 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,712 ▲ +0.03% ETH $2,338 ▼ -0.42% XRP $1.3022 ▲ +0.07% SOL $102.2700 ▲ +0.56%
S&P 500 7,695 ▲0.93 % DOW 52,399 ▲0.35 % NASDAQ 26,278 ▲1.24 % NAFTA 102.09 ▼1.14 % ARI 4,033 ▲0.61 % S&P 500 7,695 ▲0.93 % DOW 52,399 ▲0.35 % NASDAQ 26,278 ▲1.24 % NAFTA 102.09 ▼1.14 % ARI 4,033 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

Tabaku akuza Ramës: Po përdor shtetin për të ndjekur protestuesit si në kohët e Sigurimit!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi sot Kryeministrin Edi Rama se po përdor të dhënat e qytetarëve dhe strukturat shtetërore për të identifikuar, kërcënuar dhe ekspozuar publikisht protestuesit që prej javësh protestojnë kundër tij në bulevard.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku tha se faqja e Kryeministrit është kthyer në një “tabelë dazibao”, ku sipas saj linçohen qytetarët që kundërshtojnë qeverinë, ndërsa shtoi se Rama tregon interes për biografitë e protestuesve, por jo për skandalet e korrupsionit që kanë përfshirë zyrtarë të lartë. Deputetja demokrate e cilësoi këtë si ‘fletëthirrje dixhitale’ dhe rikthim të metodave të vjetra të përndjekjes politike, akuzoi qeverinë se ka përdorur institucionet dhe ligjet në favor të interesave të caktuara dhe u shpreh se “gjuetia e shtrigave” po bëhet ndaj protestuesve, të cilët i quajti “heronjtë qytetarë të Shqipërisë”.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Njolla të Murrme!

Prej ditësh, njeriu kyç i një sistemi autokratik, të lidhur me paranë e pistë dhe ekonominë e kapur, ka nisur një fushatë përndjekjeje ndaj qytetarëve që protestojnë përballë tij.

Duke ndjekur pikë për pikë metodat e Sigurimit, Kryeministri mbledh biografitë e atyre që nuk i pëlqejnë dhe, me një lupë të stërmadhe, kërkon t’u gjejë njolla në jetë dhe në CV.

Kjo nuk është thjesht sjellje e turpshme personale. Është metoda e një shteti të kapur: institucionet mbledhin të dhënat e qytetarëve, ndërsa pushteti i përdor ato për të mbrojtur njeriun-sistem. Të dhënat nga gjendja civile, administrata dhe institucionet kthehen në armë politike. Më pas vijnë kërcënimet ndaj të afërmve dhe ekspozimi publik i qytetarit si tabelë qitjeje në faqen e Kryeministrit.

Ky është i njëjti njeri-sistem që bën sikur nuk di asgjë për korrupsionin në vend. Kur një ish-zëvendëskryeministër u shpall në kërkim, ai nuk dinte gjë. Kur u arrestua një ish-ministër, nuk dinte gjë. Kur u arrestua një kryetar bashkie, përsëri nuk dinte gjë.

Për çdo skandal, ruante maskën. Sistemi duhej të fshihej, ndërsa individi i radhës shpallej kurban.

Sot, kur rrezikohet vetë koka e sistemit, maska ka rënë. Kryeministri po rikthen skenarët e Njollave të Murrme: biografi, përndjekje, turpërim publik dhe kërcënim ndaj kujtdo që guxon të ngrejë zërin.

Ndërkohë, SPAK po heton pushtetarë të përfshirë në tregtinë e pronave. Qeveria ka miratuar vendime për prona në favor të personave të inkriminuar, ka ndryshuar ligje për interesa të caktuara dhe e ka kthyer ndërtimin në një nga kanalet kryesore të pastrimit të parave, duke helmuar ekonominë dhe zhvlerësuar punën e ndershme.

Por Kryeministri nuk kërkon biografitë e tyre. Nuk publikon dosjet e tyre. Nuk i kthen ata në shënjestër.

Gjuetia e shtrigave është rezervuar për protestuesit: për qytetarët e guximshëm të këtyre javëve të nxehta, që kërkojnë dinjitet, drejtësi dhe një shtet që punon për shumicën.

Ata nuk janë armiqtë e Shqipërisë. Ata janë heronjtë e saj qytetarë.

Fletërrufetë digjitale, dazibao-t moderne dhe linçimi publik nuk do ta shpëtojnë sistemin. Ato vetëm tregojnë frikën e njeriut që e ndërtoi dhe që sot e kupton se shqiptarët nuk kanë më frikë prej tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.